Tërmetet; Rama: 6 milionë dollarë për të prekurit
Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat për të sqaruar se si ka vijuar procesi i evidentimit të dëmeve dhe dëmshpërblimeve për rindërtimin e banesave të prekur nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë më 21 shtator.
Rama tha se deri më tani nga fondi rezervë i shtetit janë akorduar 6 milionë dollarë për pasojat e pas tërmetit.
Ndërsa se cilat ishin format që do dëmshpërbleheshin të prekurit rëndë Rama tha: “Ne atyre që kanë humbur shtëpinë do u bëjmë shtëpinë , nuk ka lojëra me lekë nëpër duar. Kush do ta bëjë vetë s’do paguajë asnjë taksë”.
Kreu i qeverisë tha se ka mbajtur kontakt edhe me homologë në vendet fqinje, duke përmendur kryeministrin e Italisë, por edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe zv.ambasadores së SHBA-ve që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet tona për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura. Po ashtu, edhe sipërmarrja dhe investitorë të huaj të pranishëm në vendin tonë janë solidarizuar, duke ndërtuar një punë me disa korsi, siç u shpreh Rama.