AktualitetBota+Të fundit

Sulm vdekjeprurës në një shkollë profesionale në Finlandë

Pranë qytetit Kuopio në Finlandë, një burrë sulmoi studentët e një shkolle profesionale. Një person vdiq, të tjerët u plagosën. Motivi i të dyshuarit për kryerjen e veprës është ende i paqartë.

    
Një burrë sulmoi  pranë qytetit finlandez Kuopio disa studentë të një shkolle profesionale. Njëri prej tyre u vra, dhjetë të tjerë, sipas përgjegjësit të policisë, u plagosën rëndë. Edhe i dyshuari si autor i krimit besohet se është në mesin e të dëmtuarve.

Mediat bënë të ditur se autori i dyshuar kishte përdorur një shpatë për sulmin. Deri tani kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe ende nuk është zbuluar asnjë informacion në lidhje me faktet e çështjes apo për një motiv të mundshëm.

Finnland Kuopio | Gewalttat in Einkaufszentrum in Kuopio (picture-alliance/dpa/Lehtikuva/H. Rainamo)

Shkolla profesionale ndodhet në një qendër tregtare afër qytetit Kuopio, i cili ndodhet rreth 340 kilometra në veri të Helsinkit. Policia tha se gjatë operacionit i qe deshur të përdorë edhe një armë zjarri. Autori i dyshuar u arrestua. Qendra tregtare u zbraz.

Kryeministri finlandez Antti Rinne reagoi në Twitter. Ai e quajti dhunën “shokuese”.

 

Fraksion.com