Studentet në kërkim të ndihmës financiare nga dashnorë të pasur
Liv së pari u takua me Billin në vitin 2016 kur ajo ishte studente në kolegj dhe kishte 5,000 dollarë borxh nga kreditë studentore.
Pagesa e qirasë ishte e pamundur, thotë ajo, por Bill e ndihmoi atë të administronte më mirë shpenzimet dhe financat e saj. Ata e takonin njëri-tjetrin disa herë në javë, dhe shumë shpejt Bill filloi t’ia paguante
Liv-it shkollimin dhe qiranë. Ai e mori atë në udhëtime ekzotike në Evropë dhe Tajlandë. Më vonë ata jetuan bashkë.
“Ai më mësoi si t’i bëja taksat, të bleja siguracionin për makinën time dhe me ndihmoi të paguaja kreditë studentore”, thotë Liv. “Ai më mësoi shumë gjëra që nuk ishte i detyruar ta bënte. Kisha një ndjenjë të veçantë për të.”
Liv ishte 24 vjeç dhe Billi 70 kur u lidhën përmes faqes së internetit SeekingArrangement, që pomovon oferta të marrëveshjeve paraprake të sinqerta mes njerëzve për plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit.
Zakonisht, marrëveshjet janë midis grave të reja dhe burrave më të moshuar që janë të pasur. [[https://www.seeking.com/hypergamy]] Gratë e reja kërkojnë ndihmë financiare në këmbim të shoqërimit me burrat e moshuar. Shumica e burimeve dhe studentëve që ka intervistuar Unioni Studentor i Zërit të Amerikës se marrëveshjet financiare shpesh, por jo gjithmonë, përfshinin seksin si mjet këmbimi.
“Bashkohuni me më shumë se 2.7 milion studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët u janë drejtuar shërbimeve të SeekingArrangement për të shmangur borxhet studentore dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë,” thuhet në faqen e tyre të internetit. Unioni Studentor i Zërit të Amerikës bëri disa përpjekje për të marrë komente nga faqja e interneti SeekingArrangement, por nuk mori përgjigje.
Billit i pëlqente ta ndihmonte Livin, duke e dërguar atë shpesh për pushime jashtë vendit. Nëntë muaj pasi ata filluan lidhjen, Bill e dërgoi Liv-in me pushime në Tajlandë. Ndërsa ajo ishte atje, ajo mori një telefonatë se Bill kishte kancer që ishte përhapur. Ajo u kthye në vend dhe flinte pranë shtratit të tij në spital pothuajse çdo natë. Një muaj më vonë, ai vdiq.
Bill kishte krijuar një fond investimi prej 60 mijë dollarësh për Liv-in që ajo mund ta shfrytëzonte pas vdekjes së tij.
“Paratë janë padyshim një ndihmë e madhe për mua. Kjo më ndihmoi të lëvizja jashtë shtetit, më ndihmoi të gjeja veten, më ndihmoi të blija një makinë të re,” thotë ajo.
Shkëmbimi i shoqërimit për mbështetje financiare nuk është fenomen i ri, por interneti u ka lejuar njerëzve që të lidhen më lehtë. Kjo, e kombinuar me borxhin rekord të shkollimit për shumë studentë, që mesatarisht arrin në 37,000 dollarë për një student, ose 1.6 trilion dollarë për të gjithë studentët në mbarë vendin, ka nxitur disa studentë të kërkojnë metoda alternative të lehtësimit të borxhit. Disa prej tyre, si Liv, kërkojnë marrëdhënie me persona të moshuar e të pasur për të ndihmuar veten.
Ajo nuk është e vetme në këtë fushë. Në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias në Atlanta, në vitin 2018 më shumë se 1,300 studentë u regjistruan për këtë lloj shërbimi, numri më i lartë në një kolegj amerikan, sipas faqes së internetit SeekingArrangement. Qindra studentë janë regjistruar për këtë shërbime në shkollat në Florida, Alabama, Nju Xhërsi, Kaliforni, Teksas dhe Mizuri.
A ka të bëjë me seksin?
Disa gra, si Liv, kompensohen mirë në një marrëdhënie reciproke.
“Ndonjëherë nuk bëhet fjalë për seks,” shpjegon Samantha, studente e vitit të fundit. “Disa burra janë thjesht të vetmuar. Disa prej tyre me të vërtetë janë në kërkim të një partneri vetëm për shoqëri.”
Por për të tjerët si Helene, ata ishin dominues dhe të dhunshëm.
“Është shumë e rrallë të gjesh një burrë që nuk kërkon seks,” thotë Helene. Kur njëri partner paguan për gjithçka, shumë burra mendojnë se kanë të drejtë të dominojnë marrëdhëniet.
“E dija se e vetmja mënyrë për të fituar para ishte ose të shisja drogë ose të gjeja një të moshuar që është i pasur,” thotë ajo.
Si studente e huaj 20-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, viza nuk i jepte asaj të drejtën të punonte në vend. Ajo thotë se nuk donte ta rëndonte financiarisht familjen e saj. Përmes faqes SeekingArrangement, ajo u takua me një burrë 27-vjeçar që në fillim dukej normal, por më pas u bë agresiv.
Ai i kërkoi Helenës të bënte gjëra jashtë marrëveshjes së tyre. Ai i tha asaj që do t’i jepte 1000 dollarë menjëherë për të bërë seks me të.
“Isha budallaqe dhe e trembur, kështu që bëra atë që duhej të bëja,” thotë Helene.
Kur ajo kërkoi pagesën, ai nuk pranoi ta paguante. Ndërsa ajo u përpoq të largohej, ai “hoqi bluzën e tij, e mbështolli atë rreth kokës time dhe rreth qafës. … Mendova se ai do të më mbante peng”.
Burrat që regjistrohen në këtë program shpesh presin që gratë e reja të kenë një rol nënshtrues në këmbim të parave dhe dhuratave që marrin.
Shumë njerëz e shohin këtë shërbim si një formë prostitucioni ose punë seksi, e cila përkufizohet si një marrëdhënie seksuale konsensuale midis dy ose më shumë të rriturve në këmbim të pagesës. Statusi ligjor i prostitucionit debatohet në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, opinioni publik mbi prostitucionin duket se favorizon kriminalizimin e tij. [[https://www.vox.com/2016/3/11/11203740/prostitution-legal-men-women-poll]]
Sweta Patel, një avokate e çështjeve kriminale në Uashington, thotë se ndërsa ka ngjashmëri midis punës së seksit dhe marrëdhënieve mes një
gruaje të dhe një burri të moshuar, ndryshimi është se në shërbimin e fundit seksi dhe paratë mund të mos jenë pjesë e marrëveshjes.
Patel thotë se forcat e zbatimit të ligjit monitorojnë faqet e internetit si SeekingArrangement për të parë nëse marrëdhëniet kalojnë në punë seksi.
Për shkak të trafikimit të seksit dhe legjislacionit të miratuar kohët e fundit për ta kontrolluar atë, si Akti Luftoni Trafikimin e Seksit Online (FOSTA) dhe Akti SESTA, shumë aplikacione si SeekingArrangement monitorojnë nga afër mesazhet. Vitin e kaluar, faqja e popullarizuar e shitblerjeve në internet, Craigslist ndaloi ofrimin e reklamave personale sepse ato po përdoreshin nga trafikantët e seksit.
Të lirë për të bërë zgjedhje
Në fund të fundit, disa nga këto gra të reja thonë se ato janë të rritura që kanë vendosur të jenë në marrëdhënie me të rritur sipas kushteve të tyre.
“Kështu që shumë marrëdhënie të ashtuquajtura romantike bazohen në sa para ose status apo sa i mirë është dikush”, thotë Liv. “Si është kjo më e sinqertë?”
“Ju u jepni të dashurave dhe grave tuaja para dhe paguani faturat e tyre. Një ndryshim këtu është mosha,” thotë ajo. “Nga ana tjetër, unë do të thoja që kjo mënyrë jetese nuk është për të gjithë, dhe jo për të gjithë që ta aprovojnë ose kuptojnë. Por funksionon për ne dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi. “
Helene thotë se aspekti ekonomik është fjala e fundit për të./VOA
Fraksion.com