Life StyleTë fundit

Humb 5o milion lekë në baste; Endri Prifti: Të reagojë …

Këngëtari korçar Endri Prifti, shkruan se për dy ditë ka humbur 50 milionë lekë nëpër baste.

Sipas tij, për këtë fajin e ka shteti që lejon baste të paligjshme.

“Para një jave, duke ditur adrenalinën time mbas koncerteve, një grup shokësh shkojmë në një lokal dhe aty kishte lojra fat, të cilat juve i ndaluat.

Më morën për 2 ditë 15 milion kesh tek ky lokal në një zonë nga pazari i ri dhe nuk ju mjaftoi kjko por më futën në celular edhe 30 mijë euro baste sportive.

Mi futën pikë në kompjuten dhe tani duan lektë kesh. Kjo është e paligjshme, e padrejtë kanë vite të tëra që merren me mua me të njëjtën mënyrë…”, shkruan Endri Stefi.

Ai vazhdon më tej, duke u ankuar se 6 muaj më parë i hoqën edhe lejen e drejtimit, ndërsa në fund kërkon reagim nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta.

“Ju lutem merrni masa për këto situata të turpshme në vendin tonë të bukur dhe në popullin tonë të pafajshëm”, shkruan ai.

Ndoshta do të bënte mirë që të mos pinte shumë e të mos luante baste të paligjshme, se kështu nuk do i hiqnin as lejen e qarkullimit e as do humbiste paratë./TemA

 

Fraksion.com