“Hapë krahun ose…”; Rama i përgjigjet ultimatumit të Bashës: Një karrocë nuk mund t’i thotë një treni….
Të zbatojë platformën e opozitës së bashkuar për zgjidhjen nga kriza, ose të hapë krahun.
Kësaj deklaratë të liderit të opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje me një shprehje që një karrocë nuk mund t’i thotë një treni hap krahun.
“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo ti parandaloj. Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjme cfarë kemi në dorë. Keshtuqë është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”, mbylli Rama deklaratën e tij për mediat.
Kreu demokrat pas takimit me aleatët në selinë blu kërkoi që qeveria t’i bindet kërkesave të opozitës joparlamentare, ose në të kundërt t’ia japë pushtetin atij dhe aleatëve.
“Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerr vendin nga kriza dhe një propozim për reformën zgjedhore.
Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë dhe ta zbatojë. Nëse nuk e zbaton dot, të hapi krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, tha Basha.
Fraksion.com