AktualitetBota+Të fundit

Zelenskiy shkarkon sekretarin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e shkarkoi nga detyra sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe të Këshillit të Mbrojtjes.

Lajmi u bë i ditur nga dekreti i publikuar të hënën në ueb-faqen e presidentit.

Oleksandr Danylyuk ka ofruar dorëheqjen përpara se Zelenskiy të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar, për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha zyra e Zelenskiyt më 27 shtator.

Danylyuk, më vonë, e konfirmoi dorëheqjen.

Ai dhe zyra e presidentit nuk dhanë arsye për vendimin.

Nuk është e qartë nëse ai lidhet me bisedën telefonike që Zelenskiy ka zhvilluar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,  për shkak të së cilës Kongresi amerikan ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas transkriptimit të publikuar javën e kaluar nga Shtëpia e Bardhë, Trump, gjatë bisedës telefonike më 25 korrik, i ka kërkuar Zelenskiyt të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

Rivalët e Trumpit – demokratët – e kanë konsideruar këtë si “tradhti ndaj betimit të presidentit dhe sigurisë kombëtare”.

 

Fraksion.com