AktualitetTë fundit

Vrasja në Lushnjë; Gjendet e djegur makina e autorëve

Eshtë gjetur e djegur një makinë  në lagjen ‘Sarave’, pranë autostradës në Lushnjë, ndërsa mendohet se i përket autorëve të vrasjes së Besnik Hysën.

Mësohet se  në makinën  tip “Fiat” janë gjetur në sediljen e pasme dy automatikë kallashnikov dhe një pistoletë.

Krimi i rëndë ndodhi reth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, ku dy persona ende të paidentifikuar, qëlluan me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Besnik Hida, 35 vjeç, i cili ka qenë në një lokal në katin e dytë të një objekti.

kur është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa pak pas krimit 2 autorët janë larguar me makinë.

Autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e policisë Lushnjë.

Pavarësisht se policia ngriti postblloqe, autorët janë në arrati.

Ndërkohë mësohet se viktima njihej në zonë si person familjar, i qetë dhe nuk figuron me precedentë.

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Majollarit

 

Fraksion.com