Sherri në Mat; Ekzekutohen me kallashnikov babë e bir
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familje mesditën e sotme në Klos, ku vëllai ka qëlluar me armë zjarri vëllanë dhe për pasojë kanë hunbur jetën dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibër, ndërsa policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe pritet te kete nje deklarate zyrtare ne vijim.
Mesohet se pas nje sherri mes dy vellezerve për pronën jane nxjerre armet.
Sali Dakuci ka qelluar me arme vellain e tij Kujtim Dakuci dhe nipin, djalin e Kujtimit. Kujtim Dakuci dhe i biri i tij Gerti Dakuci, 17 vjec, kane nderruar jete njëri gjatë rrugës për në spital ndërsa tjetri kur ka mbëritur në spital.
Trupat e tyre ndodhen ne morgun e spitalit te qytetit te Burrelit. Sakaq, policia eshte vene ne ndjekje te autorit, Sali Dakuci.
Fraksion.com