“Procesit të shkarkimit deri në fund”; Spiropali: Meta shkeli Kushtetutën dhe shpiku institucion
“Komisioni i Venecias shprehet qartë, Ilir Meta shkeli Kushtetutën. Komisioni Hetimor për shkarkimi e Presidentit vazhdon procesin ligjor dhe do ta çojë deri në fund”, tha sot Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali e ftuar në një studio televizive.
Ministrja theksoi Presidenti duhet të mbajë fjalën i cili kishte deklaruar më parë se: në momentin që Komisioni i Venecias do gjejë një germë të shkeljes së Kushtetutës, do të largohem”.
Spiropali tha se “opozita, PD dhe LSI, kanë përdorur një sulm frontal jo vetëm për të krijuar kaos dhe duke përdor dhunë, por për të prishur sistemin kanë dalë nga parlamenti, kanë bojkotuar zgjedhjet, janë munduar të djegin qendrat e votimit, kanë mësyer parlamentin, Bulevardin, Kryeministrinë e me radhë, në një përpjekje të dëshpëruar për të hedhur në erë sistemin”.
Spiropali tha se Ilir Meta me anulimin e zgjedhjeve i hodhi benzinë zjarrit.
“Presidenti i Republikës jo vetëm që nuk u distancua nga kjo përpjekje antikushtetuese por i hodhi benzinë zjarrit duke anuluar së pari zgjedhjet, pastaj duke caktuar një datë tjetër. Menjëherë pas anulimit të datës së zgjedhjes militantë të PD-së dhe LSI-së dogjën qendrat e votimit në Shkodër apo vende të tjera, kryesisht ku ata drejtonin përmes pushtetit lokal. Pra, u dha atyre një forcë dhunuese, një legjitimitet që më parë nuk e kishin. Presidenti Ilir Meta sigurisht që e bëri këtë më qëllim. Nuk është nga ato shkeljet që mund t’i bëjë se dikush ia ka afruar. Le të themi vendosja e një grade të gabuar apo vendosja e një titull nderi dikujt që se meriton, por është një veprim dhe një akt i qëllimshëm për t’u bërë palë dhe për të dëmtuar deri në fund shtetin shqiptar. Vetëm në këtë kontekst ne mund ta gjykojmë dhe të jeni të sigurt që Komisioni Hetimor, Parlamenti do ta gjykojë si të tillë”.
Në lidhje më kërkesën për opinionin e Venecias, Spiropali tha se ne iu drejtuam Komisionit të Venecias që ta dëgjojmë.
“Komisioni i Venecias ka renditur të gjitha shkeljet e presidenti, marrjen e kompetencave, tejkalimet e kompetencave të tij kushtetuese e me radhë. Komisioni i Venecias nuk është një organ politik, pavarësisht se është një organ absolutisht i besueshëm dhe raporti i tij vërtetoi atë që ne kemi diskutuar edhe në seancë. Komisioni i Venecias nuk thotë në asnjë germë që presidentit nuk duhet shkarkuar, në asnjë germë të këtij raporti. Komisioni i Venecias si një institucion kaq i besueshëm, thotë se është një vendim sovran që i takon Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.
Më tej, Spiropali shtoi se “ky gjykim mbi gravitetin e shkeljes së Presidentit, i takon Kuvendit se si ka vepruar në kontekstin politik dhe pikërisht ne këtë kemi bërë. Po të marrish raportin e Komisionit të Venecias që ne e kërkuam me ngulm për t’i dhënë edhe besueshmëri procesit. Ne nuk jemi as revanshist as triumfalistë, pra ne nuk jemi aty për të shkarkuar Presidentin. Ne jemi provokuar rëndë nga presidenti dhe Ilir Meta ka humbur çdo besueshmëri për të qenë president”.
Spiropali thekson se nuk ka as një dyshim se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.
Për sa i përket pikëpamjet së Kushtetutës midis shkeljes së Kushtetutës dhe tejkalim të kompetencave, Spiropali tha se “nga pikëpamja kushtetuese nuk ka asnjë dyshim se në këtë raport, që presidenti ka marrë kompetencat që nuk i takojnë, ka shkelur Kushtetutën. Presidenti i ka kaluar kompetencat e tij sepse ato renditen në bazë të peshës edhe në raport”.
“Mund t’ju citoj çfarë ka thanë Raport i Venecias për kompetencat e presidentit dhe renditen, duke u shprehur se as nuk ekziston koncepti i aktit negativ, si anulimi i zgjedhjeve. Presidenti ka bërë një gjë të paprecedentë, ka shpikur një institucion në këtë vend dhe nuk e ka bërë për arsye të lehta apo të kapërdishme nga ne, por e ka bërë në një moment kur Shqipëria ishte në një pozicion shumë të disfavorshëm në raport me partnerët tanë përsa i përket besueshmërisë së shteti shqiptar. Pra ju kujtoj se bëhej fjalë nëse organizon dot ky shtet zgjedhje apo jo. Në këtë pike ishim. Pra, përfytyroni një vend që të bëjë zgjedhje kur sulmohet nga banda të armatosura që e quajnë veten opozitë jashtëparlamentare dhe presidenti në vend që të ruante unitetin e popullit dhe të bënte thirrje për qetësi, presidenti zgjodhi anë e tij”, tha ajo.
Për sa i përket shkarkimi të presidenti pas opinionit të Komisionit të Venecias, Spiropali tha se ne do të vazhdojmë procesin ligjore duke matur e peshuar të gjitha paragrafët e raportit të Komisionit të Venecias, për t’u dhënë atyre peshën e duhur, për të bërë analizën e duhur. Komisioni Hetimor do të bëjë patjetër punë dhe këtë proces ligjor do ta çojë deri në fund. Është shumë e rëndësishme që ne e kemi marrë këtë raport është një akt serioz nga mazhoranca, pra, jo në një revansh të shpejt për të gjykuar presidenti, as po i bëjmë gjyq popullor. Ne po i bëjmë një proces të duhur ligjor edhe se shpesh është shumë e vështirë të përmbahesh kur flitet për Presidentin e Republikës sepse ne vazhdimisht provokohemi. Jo vetëm deklaratat e zëdhënësit të presidenti, por dhe të vetë deklaratat e Presidentit të Republikës kalojnë çdo etikë, çdo arsyetim politik. Janë shpesh personale, të egra, sulmon qeverinë, ministra, kryeministrin, rendin kushtetues etj…
“Ai pretendon se do të digjej Kuvendi, pastaj nuk jep sqarime se cilët ishin këta që donin ta digjnin Kuvendin. Dhe të tjera fyerje të pafundme që e kanë bërë krejtësisht të pabesueshme institucionin e presidentit, fatkeqësisht se e ka emrin Ilir Meta dhe është person politik. Bënë mirë të shkojë të bëjë atë punë dhe të mbajë fjalën, kur ka deklaruar se ‘në momentin që Komisioni i Venecias do gjejë një germë në shkeljen e Kushtetuese unë do të largohem’. Ndërkohë në deklaratë pas raportit e ka quajtur trakt, është e turpshme. Dhe ka thanë se është një trakt i porositur! Kush e ka porositur? E kemi blerë ne Komisionin e Venecias, institucionin më të rëndësishëm përsa i përket arsyetimeve kushtetuese dhe ligjore. Kjo është qesharake dhe nuk mund të qëndrojë”, tha ajo.
Fraksion.com