Mashtrim apo shaka; Në internet dalin votat për shitje
Në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme për shitblerje në Kosovë, janë bërë dhjetëra shpallje ku qytetarët kanë ofruar për shtije votën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.
Personat që i kanë publikuar shpalljet kanë kërkuar nga 20 deri në 300 euro për të shitur votën.
Sipas Radio Evropës së Lirë, personat që kanë publikuar shpalljet në përgjigjet e tyre duke dashur të mbesin anonim kanë mohuar ta kenë bërë një gjë të tillë duke thënë se u është keqpërdorur numri i tyre.
Në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme janë bërë dhjetëra shpallje për shitblerje të votës në Kosovë, ku qytetarët kanë ofruar për shtije votën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.
Shumë nga ata thonë se u është keqpërdorur numri i tyre.
Prokuroria po heton personat që i kanë publikuar këto shpallje, pasi shitja e votës është vepër penale.
Fraksion.com