AktualitetTë fundit

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra 31 km larg nga Tirana

Edhe mesditën e sotme një lëkundje tërmeti ka goditur vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Mesdhetare Sizmike tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 12 km në veriperëndim të Shijakut dhe 31 kilometra larg nga Tirana, ndërsa lëkundja është ndjerë në orën 14:22 me orën lokale.

Tërmeti i fortë i 21 shtatorit me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter shkaktoi panik të madh tek shqiptarët, dhjetëra të plagosur dhe qindra banesa e objekte të dëmtuara./b.l/noa.al/