AktualitetNATO/BETë fundit

Komisionerët e refuzuar; Von der Leyen kërkon zëvendësim të menjëhershëm të tyre

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar zëvendësim të menjëhershëm për dy komisionerët e refuzuar të BE-së, veprim ky që mund të vonojë nisjen e mandatit të saj.

Zëdhënësi i Von der Leyen-it konfirmoi se tashmë kanë nisur bisedimet për kandidatët e rinj nga Hungaria dhe Rumania.
Budapesti ka propozuar ambasadorin Oliver Varhelyi, kandidatura e të cilit mbetet ende për t’u shqyrtuar.
Që në muajin korrik, Von der Leyen ka shqyrtuar me kujdes përbërjen e 26 komisionerëve të ardhshëm të BE.

Trocsanyi shkroi në rrjetin social Twitter se do të veprojë ligjërisht për të kundërshtuar padrejtësinë e dukshme ndaj asaj që ai e sheh si vendim politik.

 

Fraksion.com