AktualitetPolitikëTë fundit

Hapja e negociatave; Mesi: Nuk ka shkëputje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Senida Mesi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë ka folur me optimizëm për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, vendim i cili do të merret më tetor.

“Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave pa kushte shtese. Ajo që kemi vëne re janë të njëjtat kushte të thëna në mënyrë eksplicite ku është shtuar zgjidhja e krizës politike dhe ngërçi i reformës zgjedhore. Hapja e negociatave është fakti se si mund të mund te ecim drejt rrugës së integrimit. Thënia “po” është thjesht një dritë jeshile se Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perëndimor do të jetë pjesë e BE”, – u shpreh Mesi.

Sipas deputetes, “Shqipëria është një ndër vendet e para në NATO, Mali i Zi nëse është një hap para në negociata nuk ishte ne anëtarësimin në NATO, fatmirësisht nuk ka një shkëputje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të ecin paralelisht për t’i dhënë më pas një shtysë Kosovës dhe Bosnjes.”

Ajo foli edhe për çështjen e reformës në drejtësi, si një nga kryesore për dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave. “Të ashtuquajturat nënkushte që për mua janë në kuadër të integrimit evropian, 4 nga kushtet kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, që është funksionimi i Gjykatës së Lartë, Kushtetueses, krijimi i SPAK dhe i Byrosë së hetimit”,  nënvizoi Senida Mesi.

 

Fraksion.com