Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë në “sitën” e Vetingut më 2 tetor
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë.
KPK ka shpallur në kalendarin e agjendës së vetingut, datën 2 tetor për skanimin e Elona Kanës, këshilltare në Gjykatën e Lartë.
Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu të cilët do shqyrtojnë të gjithë të dhënat, provat dhe faktet për këshilltare në Gjykatën e Lartë.
Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë do të përballet me Vetingun për tri kriteret klasike atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.
Fraksion.com