AktualitetEkonomiTë fundit

Denoncimi ndaj Gjoka Construction; Oficerët e Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbërit

Kqyrjet në terren po kryhen për të parë zbatimin e punimeve për fazën e parë segmenti tre të rrugës së Arbërit në segmentin ura e Cerenecit Bllatë, ura e Vashës dhe tunelet t4, t5, t6.

Një burim jo zyrtar i tha gazetares së Top Channel se kqyrjet e sotme të grupit të hetimit nisen për llogari të hetimeve të hapura javët e kaluara. Për shkak të dy kallzimeve të ndërsjellta mes ish drejtorëshes së Arrsh Sonila Qato dhe një shoqërie që ka dorëzuar kallzim për ish zyrtaren.

Burime të sigurta pohojnë se ish drejtoresha Qato denoncoi pranë Krimeve të Rënda Gjoka Construction me pretendimin se kjo kompani ka falsifikuar dokumentat gjatë paraqitjes së dokumentave në procedurën e tenderimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në pretendimin e Qatos i thuhet prokurorisë së Gjoka Construction ka paraqitur dokumenta sikur ka përfunduar punimet në rrugën e Arbërit. Por Gjoka Construction nga ana tjetër dorëzoi padi përmes avokatit mbrojtës duke arsyetuar se ishte skualifikuar nga gara për të favorizuar një firmë tjetër dhe se insektorët në rrugën e Arbërit thjesht kishin bërë një shëtitje.

Kallzimi i kompanisë ishte për dyshimet e korrupsionit, në një kohë që më tej u përmend që gjatë garës për tynelin e Kardhiqit ka deklaruar që ka përfunduar puninet në mënyrë pjesore dhe se punimet vazhdojnë.

Ne gjendemi në rrugën e Arbërit me urdhër të Prokurores Musabelliu, pohoi i njëjti burim për Top Channel për të parë se a kanë se në ç’masë janë kryer punimet për objektin në fjalë.

 

Fraksion.com