AktualitetTë fundit

Bandat e Lushnjes; Ekzekutohet me kallashnikov 35-vjeçari

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se  35-vjeçari i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Lushnjë është Besnik Hida.
Atentati ka ndodhur në lagjen Gafurr Muco në një lokal ku Hida sa është ulur për të pirë kafe.
35-vjeçari ka qenë në një lokal kur është qëlluar me breshëri automatiku.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Fraksion.com