Ka shkuar në tre numri i viktimave. Të vdekur kanë mbetur babai me dy djemtë e tij.

Policia ben me dije se autori, pasi ka qelluar me arme kusheririn e tij te pare dhe djalin e ketij te fundit, ka vrare veten.

Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten“, bën me dije policia në informacion paraprak.

Sherri ka nisur mes dy kushërinjëve, Kujtim dhe Sali Dakuci. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër, pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar kusheririn e tij te parë.

Nga sherri mes tyre e ka pësuar edhe djali i Kujtimit, Floget, por ende janë të paqarta rrethanat se si ky i fundit u përfshi në sherr.

Pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1