Pothuaj një vit pasi i dha fund martesës me muzikantin e njohur Kenan Dogulu, aktorja Beren Saat duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Të paktën ky është lajmi që kanë publikuar sot mediat turke, nisur nga një foto, e cila, në të vërtetë nuk tregon cilët janë personazhet e saj. Por kjo nuk kërkoi shumë mund për t’u zbuluar, sepse ishte vetë aktorja ajo që e konfirmoi.

Mbrëmjen e djeshme, Beren Saat është parë në shoqërinë e një miku të saj të ngushtë, në një club nate në Stamboll. Dj Maga dhe aktorja e njohur për rolin e Bihterit në “Dashuri e ndaluar”, janë parë së bashku të përqafuar. Menjëherë fotoja e çiftit ka qarkulluar në mediat sociale dhe të gjithë fansat pyesnin nëse ishte apo jo Beren Saat.

Megjithëse në foto nuk duket qartë, aktorja ka konfirmuar se është ajo: “Po, unë jam në këtë foto”, – u ka dhënë fund ajo të gjitha dyshimeve, por pa sqaruar më tej këtë raport të ri me mikun e saj.

Mediat turke, gjithashtu, kanë shkruar se aktorja ka kaluar edhe një periudhë të shkurtër të pushimeve të saj me Dj Maga.

Fraksion.com