AktualitetPolitikëTë fundit

“Nëse Holanda i thotë JO negociatave?”; Rama debat në Facebook: Ka lidhje me ata…

Holanda duket se nuk do ta japë aprovimin e saj për nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian as në tetor.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, gjatë një seance në Komisionin për Çështjet Europiane në Parlamentin holandez.

Lidhur me këtë ngjarje në Parlamentin holandez, që pritet të pasohet me një vendim të këtij vendi në tetor, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Tërthorazi, gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarë të ndryshëm, Rama ka thënë se në rast të një ‘Jo’-je nga Holanda, atëherë ky vendim nuk do të ketë lidhje me Shqipërinë, por me problemet e brendshme të këtij vendi.

“Unë s’e di a do thotë Jo a s’do thotë Jo, po di që po tha Jo, s’ka asnjë lidhje me ne, por me punët e tyre të brendshme”, shkruan Rama në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së një qytetari në profilin e tij në “Facebook”.

 

Fraksion.com