AktualitetBota+Të fundit

Ndihma humanitare globale po të rritet me ritëm të ngadalshëm

Ndihma humanitare globale vazhdon të rritet, ndonëse me ritëm të ngadalshëm, derisa konsiderohet që 200 milionë persona kanë nevojë për asistencë.

Vitin e kaluar është raportuar për zvogëlim të fondit për 11 miliardë dollarë, andaj janë arritur të plotësohen 61 për qind e kërkesave, është thënë në raportin vjetor Ndihma Humanitare Globale.

Tre nga donatorët më të mëdhenj: Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania kanë zvogëluar shkallën e kontributit, një trend për të cilin, organizata ndërkombëtare, Iniciativat e Zhvillimit, që ka hartuar këtë raport, shpreson të mos përsëritet.

“Neve na duhet të analizojmë nga afër qëndrimin e këtyre tre donatorëve, në mënyrë që të sigurohemi se ky nuk është fillimi i ndonjë trendi”, ka thënë Dan Coppard, drejtor i kërkimit në Iniciativat e Zhvillimit, për Fondacionin, Thomson Reuters.

Fondi për ndihmë humanitare i Shteteve të Bashkuara është ulur për 6 për qind apo 423 milionë dollarë, në vitin e kaluar në krahasim me vitin 2017, derisa Gjermania dhe Bitania kanë shpenzuar 11 për qind më pak të fondeve në këtë drejtim.

Megjithatë, ndihma humanitare ka shënuar rekord prej 28.9 miliardë dollarëve më 2018.

Në raport është vlerësuar se miliona persona kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit, shpërnguljes apo fatkeqësive natyrore.

Jemeni dhe Siria janë renditur në listë të parat, sa u përket personave që kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Në mesin e vendeve tjera janë edhe Afganistani, Ukraina, Pakistani.

 

Fraksion.com