AktualitetBota+Të fundit

Mbi 100 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Më shumë se 100 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve që janë shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm në shtetet indiane, Uttar Pradesh dhe Bihar, kanë thënë zyrtarët.

Disa pamje dramatike kanë treguar ndikimin që ka pasur ky shi në jetën urbane.

Trafiku hekurudhor, lëvizjet e makinave, shërbimet shëndetësore, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dyja shtetet, kanë thënë zyrtarët.

Qeveria në Uttar Pradesh ka raportuar se 93 persona kanë vdekur nga dita e enjte.

Sipas autoritetit për menaxhimin e katastrofave, numri i viktimave në Bihar, ka arritur në 29.

Aktualisht njerëzit janë duke kaluar rrugët kryesore me ndihmën e barkave.

Agjencia e lajmeve, PTI ka cituar një zyrtar të ketë thënë se sasia e shiut që ka pranuar qyteti ka qenë “e papritur”.

Qeveria shtetërore u ka kërkuar forcave ajrore indiane që ta largojnë ujin përmes helikoptëreve dhe pompave.

 

Fraksion.com