AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi i kërkon BE-së çeljen e negociatave

Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë dhe votojë këtë të enjte një rezolutë për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Në rezolutë thuhet se:

“Prandaj me anë të kësaj projektrezolute kërkohet që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike, në institucionet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojë e përqëndruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Summit-it të ardhshëm të Këshillit Europiani cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqdonisë së Veriut”, shkruhet ndër të tjera.

Fraksion.com