AktualitetTë fundit

Kokaina në Maminas; Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Çekajt për gjykim të shkurtuar

Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për Arber Çekajn dhe 2 të pandehur të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa mohuan akuzat e Krimeve të Rënda.

Pasi u tërhoq për të marrë vendim, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar dhe ne datën 15 tetor, pritet që të lexohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë.

Seanca e sotme është zhvilluar mes debateve, ku avokatët pretenduan se Prokuroria nuk ka prova që të vërtetojnë 3 veprat penale të ngritura.

Arbër Çekaj, është pronari i kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kapur e kësaj lënde narkotike.

Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të “Arbri Garden” në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.

Çekaj u shpall në kërkim dhe u arrestua disa muaj më vonë në Gjermani, e cila e ekstradoi në Shqipëri më 19 shtator.

 

Fraksion.com