Fitoi zgjedhjet në Austri, Basha uron Sebastian Kurz
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Sebastian Kurz dhe Partinë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.
Basha shprehet se vendimi i Kurz, ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajoje dhe moraliteti qytetar dhe politik.
“Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës sonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri”, ka theksuar Basha.
“Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajoje dhe moraliteti qytetar dhe politik”, është shprehur Basha.
Sipas tij, “me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”.
Fraksion.com