AktualitetPolitikëTë fundit

Faturat e hotelit në Barcelonë; Mazniku rreth një orë në Prokurori, mohon akuzat e PD-së

Për rreth një orë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku është marrë në pyetje nga prokurorët e Tiranës, lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja për faturat në Barcelonë.

Në prononcimin e tij të shkurtër për mediat, në përfundim të marrjen në pyetje, Mazniku ka hohuar akuzat, teksa tha se ditën e sotme ai paraqiti të gjitha provat që disponon Bashkia e Tiranës që hedh poshtë pretendimet e PD-së.

“Është që t’i japim drejtësisë informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe ‘Fake News’, tha Mazniku pasi u morr në pyetje.

Prokuroria nisi hetimet pas denoncimeve në media nga PD-ja  se fatura e qëndrimit të Maznikut në hotelin 908 euro nata në Barcelonë është paguar nga administratori i Fusha shpk.

Për demokratët, kjo mënyrë përdoret nga kjo kompani për të përfituar tendera në Bashki.

 

Fraksion.com