AktualitetTë fundit

E mbyllur rruga për në Karaburun: Paralajmërohet bllokim i hyrjes së bazës ushtarake

Dita e katërt sot që punonjës që kanë bizneset e tyrë në gadishullin e Karaburunit nuk lejohen të hyjnë në bazën e Pashalimanit, që është edhe rruga që ndjekin për në punë.

Prej dy orësh me dhjetëra automjete presin në radhë për të hyrë në postobllokun e kësaj baze. Punonjësit kërkojnë një zgjidhje dhe një takim me drejtuesit e kësaj baze, por asnjë zgjidhje nuk iu është dhënë.

Ata shprehen se do të bllokojnë hyrjen për në baze duke mos lejuar asnjë automjet deri në zgjidhjen  përfundimtare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com