AktualitetTë fundit

Digjitalizimi, nis nesër në Tiranë e Durrës. Në Vlorë, shtyhet

Qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare. Dekoderat e Digitalb janë mjaft të thjeshtë për t’u instaliuar dhe mundosjnë shikim pa pagesë të të gjitha kanaleve televizive shqiptare dhe paketave të Digitalb nga ana tjetër. Për të marrë sinjalin televiziv qytetarët duhet të kthejnë antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, te radarët e marinës në Porto Romano në Durrës dhe Zvërnec për Vlorën.

Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë dhe Durrës përfundon digjitalizimi tërësor për pesë qarqet e vendit. Më parë ky proces ka përfunduar në Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë puna do të vazhdojë për mbylljen e transmetimeve analoge për qarqet e tjera. Sipas AMA-s, deri tani janë rreth 2/3 e popullsisë që mbulohen plotësisht me transmetime digjitale./tch

 

Fraksion.com