AktualitetPolitikëTë fundit

Balla do të shkojë në mbledhjen e Venecias më 11 tetor

Mbeten edhe pak ditë nga publikimi i raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me verifikimin e veprimeve të presidentit Ilir Meta sa i takon zhdekretimit të 30 qershorit dhe  grupi parlamentar i PS-së vjen me një vendim.

Gjatë mbledhjes së sotme, grupi i PS-së vendosi që mazhoranca të përfaqësohet nga Taulant Balla në mbledhjen e ‘Venecias’.

Ky i fundit do të mbrojë kërkesën e mazhorances për shkarkimin e Presidentit Meta.

Mësohet gjithashtu se Taulant Balla gjatë fjalës së tij u ka kërkuar deputetëve të PS-së që të zbresin në terren ku të ndjekin nga afër problemet në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë në raportin paraprak, Komisioni i Venecias  tha se presidenti  Meta ka shkelur Kushtetutën  në lidhje me datën e zgjedhjeve.

 

Fraksion.com