AktualitetPolitikëTë fundit

“Të paktën po piqen”; Meta publikon shegët

Shegët janë dobësia e Presidentit. Të paktën kështu deklaronte pak kohë më parë në një emision televiziv, ndërsa theksonte se në kohën e lirë në Presidencë dilte dhe kujdesej për to në oborrin e godinës së kreut të shtetit.

I ndodhur në një situatë, kur Komisioni i Venecias deklaroi qartë dhe prerë se shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, Ilir Meta të dielën e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku ka hedhur një foto të shegëve, ndërsa e konsideron si lajm të mirë se po piqen.

“Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen” shkruan ai. Nisur nga përkushtimi që ka për shegët, besojmë se Presidenti e di që duhet të këputen përpara se të piqen plotësisht, pasi mund të çahen…

 

Fraksion.com