AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Ngjitet në majën e bankës qendrore në Frankfurt, arrestohet “spiderman”-i

Alpinisti francez Alain Robert, i njohur ndryshe si “spiderman”, është arrestuar nga policia gjermane, pas aventurës së tij të radhës. Mediat e huaja raportojnë se Robert u prangos pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit.

Por siç duket alpinisti kishte zgjedhur sipas policisë godinën e gabuar, pasi bëhej fjalë për bankën qendrore në Frankfurt. “Ngjitja e 57-vjeçarit Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, pohoi policia. Ndërkohë qytetarët që u bënë dëshmitarë të spektaklit që ofroi alpinisti thanë se Robertit iu deshën vetëm 20 minuta për t’u ngjitur në ndërtesë.

Alain Robert ka arritur disa herë të hyjë në librin e rekordeve Guinness, ndërsa është arrestuar edhe here të tjera.

 

Fraksion.com