Ndriçohet “Arena Kombëtare”: Rama publikon videon
Arena Kombëtare është drejt përfundimit dhe do inagurohet në ndeshjen Shqipëri-Francë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon ku stadiumi ndriçon i tëri. Impianti është investimi më i madh i kryer në futbollin shqiptar.
Në vidoen e pulikuar nga kreu i qeverisë duket se stadiumit po i jepet ‘dora e fundit’, teksa shihet se është bërë edhe testi i ndriçimit.
“ARENA KOMBËTARE në testimin e sistemit ultramodern të ndriçimit
#ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.
Ndeshja e parë që pritet të luhet në “Arenën Kombëtare” është ajo midis Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Ndeshja është parashikuar të luhet më 17 nëntor.