AktualitetPolitikëTë fundit

Basha me kryetarët e degëve: PD nis përgatitjet për zgjedhje të parakohshme

“Partia Demokratike nis përgatitjet elektorale për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të njëkohshme vendore”, ka deklaruar kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim me kryetarët e degëve të PD-së, gjatë analizimit të situatës politike ne vend, ndërsa ka shtyrë protestat për shkak të integrimit në BE.

Në takim, kryetari i PD-së Basha ka theksuar së tashmë partia duhet të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik.

“Vendi është në një krizë të thelle shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë perspektivës europiane të Shqipërisë.Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, qe kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shprehet Basha.

Po ashtu Basha shtoi se pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.

“Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral” tha ai.

Gjithashtu, kryetari i PD Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetarëve të degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.

Një tjetër diskutim i kryetarit të PD-së Basha me kryetarët e degëve ka qenë edhe shtyrja e protestave për shkak të integrimit të vendit në BE.

“Për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian”, është shprehur Basha.

 

Fraksion.com