AktualitetBota+Të fundit

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan mes kërcënimeve për dhunë

Pakistani ka lehtësuar procedurat në kufi me Afganistanin për të lejuar qytetarët afganë të kthehen në shtëpi për të votuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të së shtunës.

Ministria e jashtme e Pakistanit tha të shtunën se kishte marrë një kërkesë nga autoritetet e Afganistanit për lehtësim të procedurave në kufi.

Fillimisht Pakistani kishte vendosur ta mbyllte kufirin me Afganistan të shtunën dhe të dielën me qëllimin për të shmangur çdo sulm ndërkufitar gjatë zgjedhjeve afgane.

Afganistani e ka akuzuar vazhdimisht Pakistanin për strehimin e militantëve talebanë gjë që Pakistani e hedhur poshtë.

Qendrat e votimit në Afganistan u hapën të shtunën mes kërcënimeve të talebanëve për sulme.

Kryengritësit kanë paralajmëruar më shumë se nëntë milionë votues të qëndrojnë në shtëpi në të kundërt do të vënë në rrezik jetën e tyre.

Zyrtarët njoftuan për një shpërthim të shtunën përpara një qendre votimi në qytetin jugor të Kandaharit që la pas 15 persona të plagosur.

Dhjetëra mijëra forca afgane të sigurisë janë shpërndarë në të gjithë vendin për të mbrojtur votuesit dhe më shumë se 4 mijë qendra votimi.

Fushata presidenciale është shoqëruar me akte dhuna prej fillimit të saj. Javën e kaluar 26 vetë u vranë gjatë një tubim Ghani.

 

Fraksion.com