AktualitetBota+Të fundit

Vritet lideri i një partie në Pakistan

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një bombe në qytetin Chaman të Pakistanit.

Policia tha se bomba ishte vendosur në një motoçikletë e cila ishte parkuar jashtë zyrës së një partie fetare në qytetin Chaman, që gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanit.

Zyrtarët thanë se bomba është shpërthyer me telekomandë kur lideri i partisë Ulema-e-Islam, Maulana Mohammad Hanif, ishte duke dalë nga zyret e partisë së tij. Hanif dhe dy burra të tjerë mbetën të vdekur nga shpërthimi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Në një incident të ndarë, po ashtu sot u vranë gjashtë persona dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një sulmues hapi zjarr në një autobus që po udhëtonte në qarkun Hangu, në veriperëndim të Pakistanit.

Policia i tha Radios Evropa e Lirë se motivet e këtij sulmi ishin personale. Policia tha se në mesin e të vrarëve është një grua dhe një fëmijë.