AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria ka ambicie për të qenë në KS; Rama në OKB: Konsiderojeni përpjekjen tonë

“Shqipëria nuk e fsheh më ambicien e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë periudhës 2022-2023”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

“Duke patur parasysh shembullin e vet të jashtëzakonshëm dhe përvojën e saj mjaft të pjekur shumëpalëshe, Shqipëria nuk e fsheh më ambicien e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë periudhës 2022-2023”, tha Rama.

Kryeministri i bëri thirrje të gjitha kombeve të mbledhura këtu sot, të mbajnë shënime, të konsiderojnë pozitivisht përpjekjen e Shqipërisë dhe kërkesën e saj për të qenë kështu në vitin 2022.

“Shqipëria ka ofruar një shembull historik shekullor, sesi harmonia midis myslimanëve bektashi apo suni dhe të krishterëve katolikë apo ortodoksë dhe hebrejve nuk është rastësisht e mundur, por po kështu është e frytshme nga pikëpamja shoqërore”, tha Rama.

Edhe pse shpesh konsiderohet si një vend me shumicë myslimane, Rama tha se “ne jemi toka ku Shën Tereza është simboli më i lartë kombëtar, pasi e konsideruam për një kohë shumë të gjatë Nënë Terezën si bijën tonë, është angazhimi ndaj së mirës universale që duhet të na udhëzojë në përballjen me kërcënimet e mëdha ndaj paqes dhe sigurisë në mbarë globin sot”.

 

Fraksion.com