AktualitetTë fundit

Sërish tërmet në Detin Adriatik dhe Turqi

Një valë tërmetesh të fuqishme po bien në disa vende të botës këtë javë. Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8 e ndërsa pak ditë më parë u prek Turqia.

Një tjetër tërmet është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik pak minuta më parë me një magnitudë 3.4 ballë.

E ndërsa në Turqi kanë qenë të vazhdueshme duke filluar nga 2.5 ballë e duke vazhduar në 4.0 ballë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u godit edhe Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë i cili sipas raportimeve mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.

Ndërkohë, lëkundje të lehta tërmeti, 2.3 ballë, janë ndjerë edhe ditën e djeshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet ishin me epiqendër po në detin Adriatik, me thellësi 45 kilometër.

Një javë më parë vendi u godit nga dy lëkundje të fuqishme tërmeti, 5.8 dhe 5.6 ballë, të cilët shkaktuan frikë dhe panik tek qytetarët.

Si pasojë e lëkundjeve pati dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u plagosën lehtë dhjetëra persona.

 

Fraksion.com