Panik në bord: Përfshihet nga flakët anija me emigrantë në det
Pasagjerët e një anijeje kanë përjetuar momente tmerri pasi mjeti lundrues u përfshi nga flakët në Igumenicë, në Greqi.
Në anije ndodheshin 538 persona, ndërsa shpërtheu në flakë pask pasi ishte nisur nga porti.
Flakët u shuan nga sistemi automatik i fikjes së zjarrit, dhe anija u kthye sërish në breg. Tre prej personave u dërguan në spital, dy prej tyre me probleme me frymëmarrjen dhe një 80-vjeçar gjerman, i cili mori djegie të lehta në këmbë.
“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt. Përpjekjet e koordinuara të ekuipazhit dhe Autoritetit Portual kanë dhënë rezultatet më të mira “, ka shkruar Ministri i Detarisë Yiannis Plakiotakis në Facebook.
Nga flakët u dogjën plotësisht disa prej kamionëve ndërsa të tjerët kanë pësuar dëme serioze në mallrat që transportonin.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.