AktualitetBota+Të funditTeknologji

Në fund të lumit prej 15 muajsh; iPhone rindizet dhe i kthehet të zonjës

“Alo, jam Michael. Gjeta iPhone-in tënd teksa po zhytesha. Doja të ta ktheja, ndaj të lutem më telefono”.

Nis kështu telefonata e Michael Bennett ndaj Erica Bennett, një gruaje amerikane, rastësisht me të njëjtin mbiemër, e cila kishte humbur 15 muaj më parë, telefonin i cili i kishte rënë në një lumë në Karolinën e Jugut, SHBA.

Michael Bennett e gjeti telefonin, i cili ishte me këllëf mbrojtës ndaj ujit, dhe kur u kthye në shtëpi u befasua, pasi telefoni u ndez.

Pasi kontaktoi të zonjën, ata u takuan në parkimin e një supermarketi. Erica i tha Michael se ishte shumë e emocionuar, pasi në këtë mënyrë kishte rikuperuar mesazhet dhe fotografitë e babit të ndarë nga jeta disa javë pasi telefoni ishte zhdukur.

“Zakonisht zhytem në kërkim të thesareve të së kaluarës, por edhe një iPhone më dhuroi një emocion të ngjashëm”, tregoi Michael.

 

Fraksion.com