AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi: Bashës i ka mbetur vetëm Berisha, të tjerët u bënë me Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhënien e partisë që ajo drejton me Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Lulzim Basha.

Kryemadhi  tha se Lulzim Basha është sulmuar dhe lënë vetëm nga ato të cilët, sipas saj, përfituan më shumë se kushdo në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Përveç Sali Berishës, të gjithë të tjerët janë kthyer në ithtarë të Edi Ramës, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se “nuk dua të bëj avokaten e Lulzim Bashës”.

“Në 8 vjet që qeverisi Sali Berisha, i vetmi njeri nga qeveria e Sali Berishës që ka ngelur në PD është Sali Berisha. Të gjithë ish-ministrat e tjerë të Sali Berishës që kanë 8 vjet në pushtet sot janë përkrahës dhe idhtarë të Edi Ramës”, u shpreh ajo.

“Të vjelësh partinë tënde për 8 vjet në pushtet pastaj të ikësh dhe të kthehesh në një mekanizëm që përdoresh nga dikush tjetër.  Pra, ti ose do të bëhesh me qeverinë së do të ruash atë që ke provuar 8 vite më përpara ose je vërtetë imoral politik që shkon  gjithmonë ku është pushteti. Me thënë të drejtën, Basha e ka pasur shumë të vështirë e megjithatë i ka mbijetuar kësaj gjëje”-theksoi Kryemadhi e ftuar në “Provokacia”, duke pranuar se politika nuk ka idealistë por shumë mosmirënjohës dhe njerëz që duan të përfitojnë prej saj.

 

Fraksion.com