AktualitetTë fundit

Ishte kthyer në makthin e një vajze; Arrestohet personi në Tiranë

Një person i cili ishte kthyer në makthin e një vajze duke i krijuar panik dhe frikë, është arrestuar këtë të premte në Tiranë.

Efektivët e policisë së komisariatit Nr.2, bën arrestimi, në flagrancë nën akuzën e përndjekjes Gj. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.

Ishte e reja ajo që bëri denoncimin në polici duke çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Kjo pasi vajza thoshte se 39-vjeçari nuk e linte të qetë, duke insistuar që të kishin një lidhje, ndërkohë që për arsye hetimore, detaje të mëtejshme nuk bëhen me dije.

 

Fraksion.com