AktualitetTë fundit

“Grupi i kokainës ka një karrierë të gjatë dhe lidhje të forta politike”; Hoxha: Si u lirua Gentian Malindi pasi u kap me 500 kg kanabis

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e Report Tv, koment dhe analizuar operacionin “Kuito” ku u sekuestruan 137 kokainë dhe janë arrestuar dy persona kurse një i tretë është shpallur në kërkim.

“Deri tani janë nxjerrë tre emra, mes tyre emri i biznesmenit Gentian Malindi. Janë me origjinë nga Skrapari dhe jetojnë në Durrës, është nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.  Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin.

Deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë. Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri.

Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka.

Me çmimin që është në treg, 100 mijë euro kilogrami…është ngarkesë e madhe që tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar. Derisa nëpër Tiranë, Durrës, lëvizin mjete të blinduara, të kushtueshme, ka investime që nuk i gjen dot nga burojnë, kemi të bëjmë me një potencial ekonomik që futet në rrugë kriminale”, tha Artan Hoxha.

Gazetari deklaroi se kjo sasi droge para se të dalë në treg përpunohet dhe bëhet e gatshme për klientët. Sipas tij kjo nuk është sasia reale 137 kg, është tjetër gjë, arrin deri në 400, se kjo sasi që vjen nuk hidhet në treg kështu, përpunohet. Duhet gjetur baza e magazinimit, dhe laboratorët pasi vlera mund të shkojë 40 mln euro.

Hoxha më tej theksoi se si Gentian Malindi i cili është shpallur në kërkim nga policia i arrestua në vitin 2013, dhe që ka qenë i skeduar nga policia doli nga Gjykata?

“Si e ka liruar gjykata këtë person? 500 kilogramë kanabis që ju kap atij, nuk është sasi e vogël. Dhe ndodhi në vitin 2013. Mesa duket ndërhyrja e DEA-s për të ndërprerë këtë linjë të trafikut të drogës… por nuk e dinë a do të ndërpriten operacionet e tjera të krimit të organizuar që përdor si bazë“, tha Artan Hoxha./javanews

 

Fraksion.com