Emërimet në Polici; Alibeaj: Po rikthehen persona të inkriminuar
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me dy emërimet e reja në postet e larta drejtuese në Policinë e Shtetit.
Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj reagoi për emërimin e drejtori i ri të Policisë së Lezhës Erigert Mitri dhe atij të Policisë Rrugore, Edmond Targaj.
“Partia Demokratike i ka denoncuar të dy këta drejtues të inkriminuar të policisë që në vitin 2016, por me mbrojtjen e duhur politike, ata jo vetëm nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, por po riciklohen sërish dhe po ngjiten në karrierë si drejtues të policisë për t’i shërbyer pushtetit të korruptuar”, tha Alibeaj.
Sipas tij, “prioriteti i Edi Ramës është t’i japë krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës garanci dhe mbrojtje politike për t’u pasuruar së bashku dhe për të blerë zgjedhjet së bashku”.
“Zgjidhja e vetme për të cilën vendi ka nevojë është ndarja e politikës nga krimi, dekriminalizimi i Policisë së Shtetit dhe drejtimi i vendit nga një qeveri e pastër, që nuk i shërben krimit, por qytetarëve”, tha Alibeaj.
Fraksion.com