“Eduart Selami sërish në PD?”; Takim me Bashën “bashkim kontributesh për PD”
Eduard Selami prej kohesh ishte larguar nga jeta aktive në Partinë Demokratike. Por së fundmi është rikthyer në Tiranë.
Selami si gjithnjë i buzëqeshur, ka përshëndetur punonjësit e PD dhe operatorët e televizioneve që janë gjithnjë prezent aty.
Ish-kryetari i PD ka bërë një takim me Bashën, ku mësohet se qëllimi i takimit ka qenë bashkimi i kontributeve për PD dhe opozitën. Takimi ishte planifikuar prej kohesh dhe Selami nuk ka munguar edhe pse kishte një tjetër angazhim shumë të rëndësishëm këtë të shtunë.
Ky mendohet të jetë komunikimi i parë pas një periudhe të gjatë, ndoshta që pas garës për kryetar të korrikut të vitit 2017.
Selami nuk ka qenë prezent në publik me qëndrimet e tij që prej asaj periudhe. Në PD janë shtuar zërat që kërkojnë rikthim dhe ribashkim të faktorëve dhe ish-drejtuesve.
Dy ditë më parë, ishte Gazment Oketa që e dha këtë mesazh. Pritet të mësohet për detajet e takimit, që mundet ti hapë rrugën një angazhimi konkret të Eduart Selamit në PD.
Fraksion.com