“E dinë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet”; Reagon Presidenca për Venecian: Zero shkelje
Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tiranë, ku mes tjerash thuhet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat kushtetuese për zhdekretimin e 30 qershorit, ka ardhur menjëherë një reagim nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi. Ai thotë se Meta nuk ka bërë asnjë shkelje dhe këtë fakt shtoi ai, e dinë të gjithë shqiptarët.
Më tej, Presidenca thekson se vendimi për të shtyrë datën e zgjedhjeve në 30 qershor frenoi një gjakderdhje të mundshme mes shqiptarëve. Kreu i Shtetit edhe sot shfrytëzoi rastin, ndërsa i bën apel klasës politike të dëgjojë porositë e Bundestagut gjerman për të plotësuar kushtet e diktuara për negociatat, me qëllim zgjidhjen e krizës dhe përfarimin e Shqipërisë sa më parë me familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Reagimi i zëdhënësit:
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!
Fraksion.com