Vetting-u shkarkon gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda; Nuk justifikon dot pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren Dhurata Haveri. Haveri ishte gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
Vendimi për largimin e saj nga detyra është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.
Gjatë verifikimit, Haveri rezultoi me probleme me pasurinë, duke mos justifikuar disa shuma parash.
Fraksion.com