AktualitetPolitikëTë fundit

“Tejkaloi kompetencat kushtetuese”; Balla, Metës: Ilir, e shkele Kushtetutën, thuhet e bardha në të zezë

Menjëherë pas publikimit të Raportit të Venecias, ku thuhet se preseidenti Meta ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese për 30 qershorin, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla, përmes një reagimi në “Facebook” thotë se meta e shkeli Kushtetutën dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza në të bardhë.

Postimi:

Qe e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendose procesi ligjor, nderkohe qe te sugjeroj te lexosh me vemendje kete pjesen qe mua me pelqeu me shume:

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin te drejten te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen”

E ka thene Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund te behen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi te bardhe.

foto galeri

 

Fraksion.com