Stop informalitetit; Bllokohen 1.6 milion litra gaz i lëngshëm
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se “teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjë çast. Vijon në terren puna e koordinuar e të gjitha strukturave dhe goditja ndaj abuzuesve. Një shembull konkret i freskët fare, është bllokimi 1.6 milion litra gaz”.
Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija, tha se “në vijim të planit operacional për goditjen e informalitetit fiskal dhe atij cilësor ISHTI në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë ndërmarrë veprimin për kontrollin fizik dhe dokumentar të disa subjekteve që operojnë në fushën e gazit”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana jonë dhe modularëve të përgatitur nga drejtoritë e analizave respektive kemi konstatuar që një subjekt ka pasur shmangie cilësore , thyerje të procedurave si dhe shmangie fiskale”.- nënvizoi Abrija.
Sipas tij, autoritet kanë ndërhyrë menjëherë duke e identifikuar subjektin dhe duke e penalizuar atë për cilësinë e produktit, modalitetet , formën e shitjes së produktit, si dhe referimin e administratës doganore, e cila do të bëjë edhe referimin në prokurori.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, tha se “në planin operacional strukturat tona kanë shkëmbyer informacion paraprak në fushën e hidrokarbureve ku kemi konstatuar një subjekt që operonte në fushën e tregtimit të gazit të lëngshëm natyror, i cili përveç parametrave cilësorë dhe teknikë kishte mangësi edhe ne deklarimin e detyrimeve fiskale”.
“”Subjekti ka hedhur në qarkullim 1,6 milion litra gaz natyror të lëngshëm dhe pa paguar detyrimet e akcizës. Në total detyrimi i munguar dhe penalitetit i vendosur ndaj këtij subjekti arrin shifrën prej 38 milionë lekësh , ose përafërsisht 350 mijë euro. Strukturat tona në bashkëpunim me ISHTI vijojnë të jenë në terren duke kontrolluar dhe bere analiza paraprake për çdo subjekt që ushtron veprimtarinë në fushën e hidrokarbureve”, – nënvizoi Gjokuta.
Sipas tij, plani operacional vijon me ISHTI dhe Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me strukturat e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit,
Kreu i Doganave i bën thirrje të gjitha subjekteve të marrin masat në mënyrë që të deklarojnë gjendjen e produkteve të tyre në magazinat fiskle, pasi brenda fundit të vitit ashtu siç parashikon plani operacional do të kontrollohen të gjitha magazinat fiskale e doganore.
Fraksion.com