“Stërvitje individuale në Bunavi”; Ushtria mbushet me vajza
133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se “për 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”.
Sipas ministres së Mbrojtjes, stërvitja po zhvillohet në Bunavi. “133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë në Bunavi, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.
Për 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”, thekson Xhaçka.
Fraksion.com