AktualitetPolitikëTë fundit

Rudina Hajdari: Venecia i dha të drejtë qëndrimit të opozitës parlamentare për shkarkimin e Metës

Kryetarja e Grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari tha se Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që opozita parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Cili ka qenë dhe është qëndrimi i opozitës parlamentare?

Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Sot e në vijim, ne, opozita parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, në sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

Fraksion.com