AktualitetRajoniTë fundit

Protestohet kundër planeve kroate për depon e mbetjeve bërthamore

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, për të kundërshtuar planet e Kroacisë fqinje, për ndërtimin e një vendi depozitimi të mbeturinave bërthamore, pranë kufijve të përbashkët të të dyja vendeve.

Protestuesit mbanin pankarta në të cilat shkruhej: “Unë dua një të ardhme të shëndetshme”. Ata u mblodhën në qytetin boshnjak Novi Grad, më 27 shtator, dhe marshuan drejt një ure mbi lumin Una, që formon kufirin natyror midis Bosnjës dhe Kroacisë.

Pjesëmarrësit u kërkuan autoriteteve kroate të braktisin planet për një depo në një ish kazermë ushtarake, më pak se 1 kilometër nga lumi Una.

Zona e planifikuar do të mbajë mbeturina nga termocentrali bërthamor Krsko në Slloveni. Objekti është në pronësi të Kroacisë dhe Sllovenisë, dy vendeve anëtarevetë BE-së.

Të dyja vendet pritet të vendosin më 30 shtator për një vend të ritë depozitimin të mbeturinave nga uzina – dhe një mundësi e mundshme është territori në kufi me Bosnjën.

Kritikët e planit thonë se asgjësimi i mbetjeve bërthamore atje, do të rrezikonte lumin Una, dhe jetën e 250.000 njerëzve që jetojnë në zonë.

Fabrika e Krsko filloi funksionimin e plotë më 1984. Ajo u ndërtua në kohën e ish-Jugosllavisë.

 

Fraksion.com